LAJME

Haradinaj e pranon: E vështirë të dalim të parët në zgjedhje, PDK po na nguc nga pak këto ditë

Haradinaj e pranon: E vështirë të dalim të parët në zgjedhje, PDK po na nguc nga pak këto ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2021, 14:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga Prizreni ka folur rreth zgjedhjeve të rejaMe këtë rast ai ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i nguc kohët e fundit.Kreu i AAK-së tha se ky i fundit nuk do të merret me këtë parti ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak”.“Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka thënë se e ka të pamundur të besojë që ka lloj të tillë teknologjie kaq të avancuar në Kosovë.

“Jemi në disa kapacitete që janë përpunuese e prodhuese. Pamë që ka bakër dhe produkte tjera të dedikuara për tregun e jashtëm. Për mua e pabesueshme me pa këtë teknologji të avancuar në Kosovë, sisteme të punës më të avancuara”, ka theksuar ai.Ai shpreson që tregu kosovar të arrijë atë nivel që disa nga këto produkte të kësaj fabrike të mbesin në vend.“Shpresoj që tregu i Kosovës do ta arrijë një nivel standard që të mund t’i absorbojë këto produkte mos të shkojnë jashtë të gjitha”, është shprehur ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika