Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, në një tubim në Suharekë, ka folur për të ardhmen e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedimet me Serbinë.
Për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se me doemos duhet të përfundojë pa bërë kompromis në integritet dhe sovranitet të vendit.
“Ne s’kemi çka me humbë më shumë sesa që kemi humbë në luftën e fundit, ne tani do të fitojmë. Pra nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të bëjmë kompromise. Do ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit me territor, me kufi, me atë që është”.





