LAJME

Haradinaj: Do ta prezantojmë Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliardë euro

Haradinaj: Do ta prezantojmë Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliardë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2021, 15:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ditët në vijim do të publikojnë programin ekonomik 2021-2025, në kuadër të së cilës do të prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliard euro për vitin 2021.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky fond garanton përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19si dhe mbështetjen për familjet në krizë ekonomike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021. Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera”.

“Ne jemi ndryshimi i sigurt”.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin…

Posted by Ramush Haradinaj on E hënë, 4 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika