Për nder të 28 Nëntorit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dhuruar gjak.Haradinaj shkruan se, “28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj”.
Haradinaj dhuron gjak për nder të 28 Nëntorit

Ai shkruan se “Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, shkruan Haradinaj./GazetaBlic

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Çitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

