LAJME

Haradianaj në 11 vjetorin e lirimit nga Haga: Do të vërtetohet pafajësia edhe e bashkëluftëtareve që gjinden atje

Haradianaj në 11 vjetorin e lirimit nga Haga: Do të vërtetohet pafajësia edhe e bashkëluftëtareve që gjinden atje
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2023, 13:22

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot procesin gjyqësor ndaj tij në Tribunalin e Hagës, i cili kishte zgjatur me vite të tëra për të përfunduar në favor të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj ka thënë se ashtu siç ishte konfirmuar pastërtia e UÇK-së në rastin e tij, njëjtë do të ndodh edhe me të akuzuarit që sot mbahen në Hagë.

“Edhe atë kohë kishim ndjenjën që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por megjithatë kur erdhi ishte lehtësim i madh, çlirim nga padrejtësitë që ndodhën gjatë procesit. Po ashtu sot besoj që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve që janë duke u përballë me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Statusi i plotë:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika