Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjithashtu udhëheq listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit dhe është kandidate e kësaj partie për presidente, ka shpallur zyrtarisht fillimin e fushatës elektorale.
Në një ftesë për qytetarët, Osmani theksoi rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e vendit.
“Po hyjmë në një moment vendimtar për të ardhmen tonë, në një moment ku zëri juaj, besimi juaj dhe energjia juaj bëhen forca më e madhe që e çon Kosovën përpara. Prandaj ju ftoj të na bashkoheni sot në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve të listës sonë dhe programit tonë në orën 18:00 në sallën ‘1 Tetori’, në Prishtinë”, deklaroi Osmani.





