Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jopublik për të përfituar 100 euro nga Pakoja për përballje me inflacionin 2.0 e Qeverisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Sipas tij, aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim
“Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta. Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.” – ka thënë Murati.
Ministri ka njoftuar se aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.
Afati për aplikim është deri më 05.06.2026.
Kategoritë e punëtorëve që mund të aplikojnë janë: punëtorët në sektorin privat; punëtorët në entitete jo-publike (OJQ) dhe punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).