Prestigjiozja britanike, Guardian, ka futur plazhin Porto Palermo në Qeparo të Vlorës në mesin e plazheve më të mira në Evropë, duke sugjeruar që të jetë në listën e vendeve për të u vizituar këtë verë.
“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: kaltërsia e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i paprekur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare”, thuhet në përshkrim.






