Pesë nga të lënduarit në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas hedhjes së një granate dore në orët e para të së mërkurës.
Granata e dorës në tregun e Prizrenit, pesë nga të lënduarit dërgohen në QKUK

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar se katër të tjerët janë liruar për në shtëpi.
“Fillimisht, kanë ardhur nëntë persona. Më pas, ka ardhur edhe një. Katër prej tyre janë liruar, pesë janë dërguar në QKUK pasi kanë pas lëndime që s’trajtohen në Spitalin tonë”, ka thënë Veçgishti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Banorët e fshatit Zhur ankohen për mungesën e ujit në temperatura mbi 35 grad

Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

