LAJME

Grafitet në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje

Grafitet në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2024, 10:10

Tri raste të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit u shënuan të dielën e 11 shkurtit në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Siç ka bërë të ditur Policia, në Zubin Potok, persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje përçarëse dhe të urrejtjes ndëretnike.

Grafite u shkruan edhe në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ka njoftuar Policia.

Të tri rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, thuhet në fund të njoftimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika