LAJME

Grabitje në një bankomat në “Veternik” të Prishtinës, plagoset polici

Grabitje në një bankomat në “Veternik” të Prishtinës, plagoset polici
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2020, 07:37

Një polic është plagosur pas një grabitje që ka ndodhur në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë”.

“Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai, njofton Klan Kosova

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika