LAJME

Grabitet një bankë në Prishtinë

Grabitet një bankë në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2021, 15:42

Një filial i një banke është grabitur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

I dyshuari i armatosur dyshohet ka grabitur një shumë të caktuar të parave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit “.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika