LAJME

Goran Rakiq dhe Danijela Vujiçiq, dy nga katër serbët e Kosovës në listën e Vuçiqit për zgjedhje

Goran Rakiq dhe Danijela Vujiçiq, dy nga katër serbët e Kosovës në listën e Vuçiqit për zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2023, 15:19

Në listën zgjedhore me emrin e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndodhen edhe emrat e katër serbëve nga Kosova.

I 27-ti në këtë listë të zgjedhjeve të 17  dhjetorit, është ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raporton Kossev.

Vendin e 42-të e ka zënë Danijela Vujiçiq, e cila ka qenë kryetare e ekipit menaxhues për draftimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Dy kandidatët tjerë në listën e Vuçiq me 250 emra janë edhe Dejan Gureshiq dhe Sonja Iliq.

Më 17 dhjetor një vend në parlamentin serb synojnë ta zënë edhe serbë të tjera nga Kosova, me subjekte të tjera politike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika