LAJME

Goditet për vdekje me mjet të mprehtë një person në Dragash, i dyshuari në arrati

Goditet për vdekje me mjet të mprehtë një person në Dragash, i dyshuari në arrati
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2026, 07:31

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:15, kur disa persona janë përfshirë në një përleshje. Gjatë incidentit, viktima  dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, ndodhet në arrati. Organet e rendit janë duke vazhduar hetimet dhe po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika