Një 20-vjeçar ka goditur një police në Strichplatz të Cyrihut gati dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Duke filluar nga sot, ai duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut, në Cyrih
Në gjykimin e 20-vjeçarit, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, i cili për pak kishte mbytur një police të qytetit e cila po e kontrollonte në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, i akuzuari është paraqitur sikur nuk dinte asgjë. Ai nuk e kishte parë policen dhe nuk e kishte vënë re se po e tërhiqte zvarrë – në ndryshim nga pasagjerët që i kishte në veturë, të cilët i bërtisnin të ndalonte, transmeton albinfo.ch.
Prokurori ka kërkuar 16 vite burg për veprën penale tentativë vrasje. Sipas tij akuzuari ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht të paskrupullt, shkruan 20minuten.ch. Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.
Ajo, prej vitit të kaluar punon me kohë të pjesshme në zyrën e policisë së qytetit.





