Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare.
Në një video njoftim të këtij institucioni, që u bë publik të hënën, thuhet se rregullorja për këtë çështje është miratuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.
“Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”, thuhet në këtë mësazh.





