LAJME

Gjykata Speciale ia refuzon Hashim Thaçit kërkesën për të vizituar babanë e sëmurë

Gjykata Speciale ia refuzon Hashim Thaçit kërkesën për të vizituar babanë e sëmurë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shkurt 2025, 20:40

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar Hashim Thaçit kërkesën për të vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë. Kështu ka njoftuar avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetic.

Avokati Misetic ka bërë të ditur se babai i Thaçit është sëmurë dhe është kthyer në spital.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është shumë i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i lejohet një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar (babanë e tij) për arsye humanitare. Prokurori i Specializuar e ka kundërshtuar dhe gjykatësit e kanë refuzuar vizitën”, ka shkruar avokati përmes një postimi në “X”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika