LAJME

Gjobiten mbi 700 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit

TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2020, 10:05

Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 723 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika