Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila është pjesë e OKB-së ka lëshuar të mërkurën një urdhër që Rusia ta ndalë menjëherë luftën në Ukrainë.
Në urdhrin e saj, i cili ka efekt detyrues, Gjykata tregon masat e përkohshme të mëposhtme, ku ndër të tjera thuhet: Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që ajo filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës. Po ashtu, Federata Ruse do të sigurojë që çdo njësi e armatosur ushtarake ose e parregullt që mund të jenë të drejtuara ose të mbështetura prej saj, si dhe çdo organizatë dhe person që mund t’i nënshtrohet kontrollin të mos ndërmarrë hapa për të çuar përpara operacionet ushtarake të përmendura në pikën 1.





