Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka nënshkruar një marrëveshje granti me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, në kuadër të projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (Smart Classrooms)”.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadori i Bullgarisë, Dimitar Manchev, dhe drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Karjagdiu, në një ceremoni zyrtare të mbajtur në ambientet e shkollës.
📌 Projekti, me vlerë prej 15,700 euro, synon të pajisë klasat me teknologji të avancuar për mësimdhënie digjitale, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e arsimit dhe duke krijuar një mjedis më inovativ e interaktiv për nxënësit.





