Izolimi i pjesshëm në Gjermani mund të zgjatet deri në muajin prill.
Kjo mund të ndodh pas propozimit të kancelares Angela Merkel, që po synon të marrë masa ndaj rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 brenda vendit, por edhe në Evropë.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, një vendim i tillë vjen nga frika e paraqitjes së mundshme të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit.
Një gjë e tillë pritet të diskutohet nga Merkel edhe me liderët rajonalë nesër.





