Mungesa e personelit po bëhet gjithnjë e më shumë problem për kompanitë gjermane, ka paralajmëruar Shoqata e Odave gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK).
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas DIHK-së, pritet të frenojë rritjen ekonomike. Në raportin e fundit të kësaj shoqate lidhur me tregun e punëtorëve të kualifikuar – raport që është i bazuar në hulumtimin e rreth 23 mijë kompanive – DIHK tha se mungesa e personelit aktualisht paraqet rrezikun më të madh për industrinë gjermane.
Raporti i DIHK-së thotë se 51 për qind e bizneseve, të paktën, pjesërisht kanë probleme për të gjetur punëtorë. Në vjeshtë, vetëm 32 për qind e firmave raportuan se e kishin këtë problem dhe kjo përqindje i atribuohet pandemisë. Para krizës me pandeminë, 47 për qind e firmave raportuan se kishin probleme të gjenin punëtorë të kualifikuar.





