Bartësit e arkivoleve janë një “specie në zhdukje” në Gjermani, dhe boshllëqet po plotësohen nga pensionistët dhe studentët, paralajmërojnë kompanitë e funeraleve.
Megjithëse mungesa e tyre nuk ka ndikuar në ndonjë vonesë të funeraleve, ajo është evidente, ka thënë Christian Jaeger, drejtori i Shoqatës së Ndërmarrësve të North Rhine-Westphalia.
Dikur, siç shkruajnë mediat, ishte e zakonshme që miqtë ose të afërmit të merrnin këtë detyrë – por tanimë gjërat kanë ndryshuar.





