RAJONI DHE BOTA

Gjermania i jep qasje Kinës në portin më të madh të saj

Gjermania i jep qasje Kinës në portin më të madh të saj
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2022, 13:24

Kabineti gjerman miratoi të mërkurën një investim të kompanisë kineze Cosco për 24.9 për qind të aksioneve në një nga tre terminalet e firmës logjistike HHLA në portin më të madh të Gjermanisë në Hamburg, shkruan Reuters.

Kjo është më pak se 35 për qind e aksioneve të planifikuar fillimisht që kishte synuar gjiganti kinez i transportit dhe vjen një javë përpara se kancelari Olaf Scholz të udhëtojë në Kinë.

Kompromisi u negociua pas rezistencës së konsiderueshme politike kundër marrëveshjes. Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ishte mes politikanëve që ka thënë se Gjermania duhet të shmangë investimet kineze në infrastrukturën kritike nëse është e mundur.

Mbështetësit e marrëveshjes thonë se ajo do të lejojë Hamburgun, ku Scholzi ishte kryetar bashkie për shtatë vjet, të mbajë hapin me portet rivale që po konkurrojnë gjithashtu për të marrë tregtinë kineze dhe disa prej të cilave janë pjesërisht në pronësi të Coscos.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika