RAJONI DHE BOTA

Gjermani: Lejohet thirrja e ezanit me zë të lartë në xhamitë e Kolnit

Gjermani: Lejohet thirrja e ezanit me zë të lartë në xhamitë e Kolnit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2021, 18:35

Në të gjitha 35 xhamitë e qytetit të Kolnit do të lejohet thirrja e ezanit me zë të lartë të premteve nga ora 12:00 e deri në ora 15:00.

Kjo pas një marrëveshjeje të arritur mes bashkisë dhe komunitetit vendas të besimtarëve.

Këtu përfshihet edhe Xhamia Qendrore e këtij qyteti e cila është hapur në vitin 2018-të.

Kjo xhami kishte ngjallur debat pas akuzave të së djathtës ekstreme në kohen e vërshimit të azilantëve sirianë në vitet 2015 dhe 2016, shkruajnë mediat gjermane.

Kryebashkiakja e Kolnit, Henriette Reker, tha se lejimi i ezanit është shenjë respekti.

Reker tha se aty parashihet edhe që thirrjes së ezanit t’i bashkohen tringëllimat e këmbanës së katedralës.

“Marrëveshja mes qytetit të Koln dhe komunitetit musliman vendas tregon se diversiteti vlerësohet”.

“Lejimi i ezanit është një shenjë respekti.Marrëveshja parashikon që thirrjes së ezanit t’i bashkohen tringëllimat e këmbanës së katedrales gotike të qytetit”.

Sipas Bashkisë së Kolnit gjithsesi do të duhet të plotësojë rekomandimet për volumin e lejuar të altoparlantëve dhe të njoftojë paraprakisht banorët fqinjë.

Afro 4.5 milionë muslimanë jetojnë në Gjermani, që është grupi më i madh i pakicave fetare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika