Një djalë 14-vjeçar, me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai ishte në koma si pasojë e lëndimeve që kishte marrë kur kishte rënë në kontakt me kabllot e rrymës përmbi hekurudhën.
Raportohet se si pasojë e goditjes elektrike djali ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut.