Bundeswehr-i gjerman do të blejë avionë të rinj luftarakë dhe 60 helikopterë. Bëhet fjalë për aeroplanët F-35 të kompanisë “Lockhead” me vlerë tetë miliardë euro dhe helikopterët transportues Ć-47 Kinuk nga Boeing me vlerë katër miliardë euro, shkruan gazeta “Bild”.Përfaqësues kompetentë të Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane vizituan së fundmi SHBA-në për të negociuar këto marrëveshje.
Gjermanët po armatosen deri në dhëmbë! Berlini blen avionët më të rrezikshëm në botë!

Megjithatë, duke qenë se parlamenti duhet të miratojë blerje më të mëdha ushtarake, nga 25 milionë euro e lart, marrëveshja mund të nënshkruhet vetëm kur deputetët ta pranojnë.Kontrata për blerjen e avionëve F-35 duhet të nënshkruhet këtë vit, ndërsa kontrata për blerjen e helikopterëve në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Avionët F-35 do të zëvendësojnë avionët Tornado, të cilët forca ajrore e Gjermanisë i ka përdorur që nga vitet 70-ta të shekullit të kaluar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

