Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se gjendja është shumë e rëndë në spitalet e Kosovës nga COVID-19.
Krasniqi ka thënë se aktualisht janë mbi 1000 pacientë të shtrirë nëpër spitale, por se mjekët po mundohen t’i japin shërbime të gjithë të prekurve që janë nevojë.
“Më shumë se një muaj gjendja është rënduar në spitalet tonë. Tashmë janë mbi 1000 pacientë të shtrirë, përfshirë edhe spitalet regjionale. Po ashtu, numri është mjaft i madh edhe i pacientëve me oksigjeno-terapi, rreth 700 kemi sot dhe kemi pacientë të shumtë në respiratorë që gjatë këtyre ditëve është sjellë rreth 50-60”.




