LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, policia nis hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2026, 19:03

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:25, kur policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana, një person ishte gjetur i pajetë nga një fqinj.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrullat policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë intervenuar edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Pas përfundimit të ekzaminimit në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminim të mëtejmë.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë iniciuar hetim për “Hetim i vdekjes”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika