LAJME

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2026, 07:42

Janë gjetur mbetje eshtërore edhe të tre individëve në Kalludër të Zubin Potokut gjatë gërmimeve.

Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

“Fsh. Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Me datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre (3) individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik. Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte, dhe më pas në gërmime në një lokacion në Zubin Potok, ku dyshohej se ndodhej një varrezë masive. Brenda pak ditësh, u zbuluan mbetje mortore me origjinë njerëzore, u arrestua edhe një i dyshuar tjetër për krime lufte, u identifikuan edhe lokacione tjera ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika