- Reklama -

Gjeleza bishtbardhë thyen rekord, fluturon për 11 ditë, pa u ndalur askund

Një gjelezë bishtbardhë, e njohur vetëm me numrin e etiketës satelitore 234684, ka fluturuar 13,560 kilometra, nga Alaska, në shtetin australian të Tasmanisë, pa u ndalur askund, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimet maratonë të shpendëve.

Zogu pesëmuajsh u nis nga Alaska më 13 tetor dhe të dhënat satelitore treguan se ai nuk u ndal gjatë fluturimit të tij maratonë që zgjati 11 ditë e një orë.

- Reklama -

I gjurmuar në Alaskë, zogu i species Limosa lapponica, fluturoi të paktën 13,560 kilometra, para se të zbriste në gjirin Ansons, në Tasmaninë veri-lindore.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një mashkull i rritur i së njëjtës specie – 4BBRW – që fluturoi 13,000 kilometra, vitin e kaluar, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 12,000 kilometrash, një vit më parë.

Shkencëtarët gjurmuan zogun duke përdorur një etiketë satelitore 5G të bashkangjitur në pjesën e poshtme të shpinës, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave nga projekti i gjurmimit të shpendëve të Institutit Max Planck për Ornitologjinë, zogu shtegtar mori një rrugë në perëndim të Havait, duke vazhduar mbi oqeanin e hapur dhe duke fluturuar mbi kombin ishullor të Paqësorit, Kiribati, më 19 tetor.

Rreth dy ditë më vonë, zogu, i cili besohet të ketë qenë duke fluturuar bashkë me një tufë zogjësh të tjerë, vazhdoi në jug, duke marrë një udhë rreth 620 kilometra në lindje të Sidneit dhe duke vazhduar mes bregut lindor të Australisë dhe Zelandës së Re.

Më 23 tetor, zogu u nis në perëndim për të mbërritur në Tasmani, më 25 tetor.

Sean Dooley, nga BirdLife Australia, tha se zogu ishte në gjendje të tkurrte organet e tij të brendshme, për të krijuar më shumë hapësirë ​​për rezervat e yndyrës.

Fotografi Arian Mavriqi kontribuoi për gjetjen e emrin të saktë të shpendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort