Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka uruar Rifat Jasharin me rastin e ditëlindjes së tij të 79-të.
Në një postim në Facebook, Gërvalla ka shprehur mirënjohje për vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari, për sakrificën që familja Jashari dha për Kosovën.
“I dashur Baci Rifat, sot, në ditëlindjen tënde, dua të të falënderoj për shumëçka, për një jetë të tërë, që ti dhe familja e madhe Jashari, gjithmonë ia kushtoni Kosovës, por sidomos të të falënderoj që dhimbja e sakrifica, por edhe barra e rëndë që mban mbi supet e tua, nuk të ligështon e as të thyen asnjë herë. Ne jemi me fat që të kemi. Të fortë dhe të qëndrueshëm si një lis që nuk e lëkund era e as shtrëngata sepse i ka rrënjët thellë në zemër të Kosovës dhe lirisë së saj! Të paçim edhe për shumë vite, kështu të fortë, të pathyeshëm nga sfidat, nga vitet e nga vështirësitë, të cilat ende nuk kanë pushuar për Kosovën. E përjetshme është mirënjohja për Ty dhe për të gjithë familjen Jashari, që është jo vetëm krenari, por edhe simbol i Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
