LAJME

Gërvalla thotë se është diskutuar për gazin amerikan: Marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës

Gërvalla thotë se është diskutuar për gazin amerikan: Marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Qershor 2026, 12:03

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka pohuar se qeveria ka diskutime me SHBA-në rreth çështjes së gazit, por ka theksuar se, kjo temë është mes shumë të tjerave që diskutohen me vendet aleate.

Por, siç ka thënë ajo, vendimet i marrin duke u bazuar në interesin e Kosovës.

“Ne kemi diskutime jo vetëm rreth gazit por edhe rreth shumë temave të sigurisë me të gjithë aleatët tanë, jo vetëm me SHBA-në dhe ne kemi treguar gjatë pesë viteve të fundit se me shumë përgjegjësi dhe seriozitet që jo vetëm që diskutojmë por edhe marrim vendime bazuar në interesin e Kosovës”, tha Gërvalla.

Së fundmi është bërë thirrje që institucionet e Kosovës të veprojnë shpejt për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar si të domosdoshëm për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik.

Madje, nga odat ekonomike në Kosovës është thënë se refuzimi i gazit amerikan mund të ndikojë negativisht në partneritetin me SHBA-në.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook më 28 maj, theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve energjetike të sigurta dhe të diversifikuara, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme”./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika