Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.Gecaj ka thënë Lëvizja Vetëvendosje duke tentuar ta marrë pushtetin tani e ka të pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje.
Ai ka përmendur edhe deklaratën e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.
Gecaj, Vetëvendosjes: Çka ta bën goja, s’ta bën armiku

“LVV duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje dhe, bazuar në atë çfarë tha mbrëmë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, nëse (kur) lënda dërgohet sërish në Gjykatë, atëherë me shumë gjasë edhe mundësia që ai të ushtroj postin e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“Top secret-kopje e vërtetuar” – Policia fton qytetarët për kujdes ndaj mesazheve mashtruese

Një ditë para vendimit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

Kurti: Të dhënat e MICS 2025 tregojnë përparim, por ende ka fusha ku duhet të ecim më shpejt

