Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka vazhduar ta akuzojë ish-nënkryetarin e LDK-së, Vjosa Osmanin pasi kjo e fundit ka thënë se do të formojë partinë e saj.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se asnjë derivat i LDK-së deri më sot nuk arriti të shndërrohet në figurë të rëndësishme politike.





