RAJONI DHE BOTA

Gazetarja ukrainase që erdhi në Kosovë, sot pritet t’u adresohet mediave

Gazetarja ukrainase që erdhi në Kosovë, sot pritet t’u adresohet mediave
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2022, 08:31

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë.

Pas arritjes në Kosovë, Makey është pritur me buqeta lulesh nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se do “të mirëpriten edhe gazetarë të tjerë nga Ukraina duke pasur kushte për jetë dhe për punë”.

Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot mban konferencë për media me fillim nga ora 12:00.

Mediave do t’u adresohet gazetarja ukrainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey.

Ndryshe përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Kosova është shprehur e gatshme të pranojë 5,000 refugjatë ukrainas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika