Gazetari i njohur kroat Velimir Bujanec, Bujanec, ka vlerësuar punën dhe mundin e ish kryeministrit Haradinaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës (AAK).
Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, tha se Haradinaj ju ka qëndruar gjithmonë besnik bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nuk i harroi asnjëherë pa marr parasysh çfarë pozite mbante ai.
“Ky është burrë shteti i vërtetë, sikur ta kishim një si ai: Ramush Haradinaj publikoi një pamje nga fushëbeteja, në kujtim të bashkëluftëtarit të ndjerë Shaban Lajqi. Komandanti shqiptar dhe kryeministri i Kosovës në dy mandate, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Instagram, ka ndarë një fotografi mbresëlënëse nga fushëbeteja në kujtim të luftëtarit të guximshëm Shaban Lajqi – Mixha, i cili shkoi nga kjo botë pesëmbëdhjetë vite më parë, për shkak të sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga pasojat e luftës. Ajo që është veçanërisht e bukur dhe e ndershme në postimin e Haradinajt është fakti se një njeri i cili është i lartë në politikë sot, kurrë nuk i ka harruar bashkëluftëtarët e tij, dhe më e rëndësishmja – në asnjë moment nuk ka menduar t’i tradhtojë ata, e për këtë shkak ai shpesh ra në konflikt të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që i kushtoi atij edhe me humbjen e postit të kryeministrit, në të cilin jam i bindur që do të kthehet”, ka shkruar ai.
Ai tha se po të udhëhiqet Kroacia, nga një lidier siç është Ramush Haradinaj, i cili nuk u gjunjëzua nga askush, e sidomos jo para atyre që bënë agresion kundër shtetit, vendi do të kishte më pak probleme.
“Ne Ramush Haradinajn duhet të marrin shembull shumë politikanë kroat, e Atdheu ynë do të kishte më pak probleme nëse do të udhëhiqej nga njerëz si ai, luftëtar e atdhedashës që nuk përulen para askujt e veçanërisht jo para atyre që bën agresion ndaj shtetit për të cilin dhanë gjakun e tyre”, thuhet në shkrimin e Bujanec.