Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullit afër liqenit të Vermicës në mbrëmjen e së mërkurës, ka hasur në një automjet me një person brenda të cilit gjatë kontrollit i ka gjetur një zarf me 29 mijë e 200 euro.
Gati 30 mijë euro gjenden në një automjet afër liqenit të Vërmicës, nis hetimi për shpërlarje parash

Rasti është iniciuar si “Shpërlarje parash” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse.
“Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

10 migrantë për 25 mijë euro: Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim në Vërmicë

Komandanti i KFOR-it takoi ambasadorin britanik, diskutuan rreth situatës së sigurisë në rajon

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator

