Ministrat e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, kanë mbajtur sot një takim në Berlin ku kanë drejtuar thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë lidhur me procesin e dialogut.
G7 kërkojnë që të dyja shtetet të angazhohen me konstruktiviteti në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ato duhet të t’i zbatojmë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura më parë pa ndonjë vonesë dhe që t’i normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që do të mundësonte realizimin e perspektivës respektive evropiane, do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe do t’i sillte të mira rajonit”, thuhet në njoftimin e përbashkët.





