SPORT

Futbollisti kosovar, Edi Ramës pas triumfit të Italisë: Urime bir, e keni meritu

Futbollisti kosovar, Edi Ramës pas triumfit të Italisë: Urime bir, e keni meritu
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Korrik 2021, 05:48

Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës, pas triumfit ndaj Anglisë, raporton FrontOnline.

Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.

Në penallti, anglezët humbën 3:2, derisa Donnarumma priti tre penallti sonte.

Pas ndeshjes, kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi një fotografi të futbollistëve të Italisë, duke bashkangjitur “emoji” si flamurin e Italisë, kupën dhe një zemër.

Por, në hapësirën për komente, i ka ardhur një koment interesant nga futbollisti kosovar, Hasan Hyseni.

“Urime bir e keni meritu”, ka shkruar Hyseni.

Ndryshe, Hyseni edicionin e kaluar u paraqit te skuadra e A&N./FrontOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika