Futbollisti i supertalentuar 17 vjeçar, Genti Shabani me prejardhje nga Opoja e Dragashit, qysh nga fëmijëria ka filluar te merret me sportin më të popullarizuar në planetë, duke qenë pjesë e klubit të mirënjohur të Danimarkës “EfB/Esbjerg”.
Ai së fundi ka qenë pjesë e grupmoshës U17 të këtij klubi danez, duke treguar shkathtësi dhe performanca të jashtëzakonshme në fushën e blertë.
Ditë më parë, gjatë turneut të mirënjohur të futbollit “ Nord Sea Cup” të shteteve skandinave, Genti ka tërhequr me paraqitje fascinuese vëmendjen e skautëve spanjollë, duke e përzgjedhur atë që bëhet pjesë e skuadrës së njohur nga shteti iberik “ Real Murcia”.








