Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, më 20 qershor, vendi do të përfshihet nga mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimit, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, duke krijuar mot të favorshëm për aktivitete në ambiente të hapura gjatë fundjavës.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 23 deri në 31 gradë Celsius.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Meteorologët bëjnë të ditur se dita do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë territorin e Kosovës.