LAJME

FSK:QSU përmbyll vlerësimin praktik `Qielli i Shqiponjave 2026‘

FSK:QSU përmbyll vlerësimin praktik `Qielli i Shqiponjave 2026‘
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2026, 16:20

Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton se Qendra për Studime Universitare( QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, “Qielli i Shqiponjave 2026”.

 

Gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

“Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika