Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve operacionale në fushën e komunikimit Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”.Sipas njoftimit të FSK-së, qëllim i këtij ushtrimi është testimi i kapaciteteve të komunikimit të të gjitha njësive në nivel operacional dhe taktik për ofrimin e komandim-kontrollit në mbështetje të operacioneve luftarake, mbështetjes me shërbime përmes rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë informative.
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I

“Përveç ngritjes, modernizimit dhe ofrimit te shërbimeve te C4I , është testuar edhe qëndrueshmëria e rrjeteve/sistemeve dhe monitorimi nga Qendrat Komanduese”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

