Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë.
Në njoftim bëhet e ditur se trajnimi është mbajtur me qëllim aftësimin e pjesëtarëve të KMRR-së për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë gjatë situatave emergjente me materie të rrezikshme.





