Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajper me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.
Sipas njoftimit të FSK-së, trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.





