Pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë kërkimin për qytetarin, i cili dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, më 26 janar.“Operacioni ka filluar te “Ura e Fshejt” në Gjakovë, për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri tek ura e Fshatit Gjonaj.
FSK ende në kërkim të personit që dyshohet se kërceu nga Ura e Fshejtë në Gjakovë

Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Komandanti i Gardës Kombëtare, vizitoj pjesëtarët e FSK-së gjatë operacionit të Kërkim ShpëtimitKomandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Xhevahir Geci ka vizituar sot Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra përgjatë lumit të Drinit të Bardhë të cilët janë duke zhvilluar operacionin e kërkimit të qytetarit të humbur dite më parë.Pjesëtarët e FSK-së janë në kërkim të qytetarit të humbur që nga dt. 26.02.2021, operacioni filloj te “Ura e Fshejt” në Gjakovë për të vazhduar përgjatë lumit Drini i Bardhë e deri tek ura e Fshatit Gjonaj.Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Marta Kos akuzohet për bashkëpunim me UDBA-n

