Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë marrë pjesë në disa aktivitete të përbashkëta për mbrojtje kundër sulmeve ajrore.
“Sulm ajror! Dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë shtytje diamanti dhe kursi i vetëbesimit Camp Dodge. Grada Kombëtare Amerikane dhe ushtarët e detyrës aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për provuar aftësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Gardës Kombëtare të Iowa-s.





