Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës është realizuar trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban Bazik dhe i Avancuar”, me pjesëmarrjen nga ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së.
FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Sipss njoftimit të FSK-së, në trajnim u shtjelluan tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit, përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës së parë në katastrofa urbane etj.
“Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet dy vendeve tona.” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Sot nuk ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

