Edhe një herë Qeveria franceze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia, derisa konflikti me Ukrainën po shkon duke u rritur, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu edhe shtete të tjera perëndimore më herët kanë bërë të njëjtat thirrje për qytetarët e tyre, të cilët ndodhen në Rusi.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshillon qytetarët e saj se është kundër çdo udhëtimi në gjithë Rusinë, për shkak të vështirësive për t’u larguar nga vendi dhe asaj që e përshkruan si “rritje e paqëndrueshmërisë” në ekonominë ruse.
Të njëjtën gjë këshillon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai citon faktorë të shumtë, duke përfshirë “potencialin për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të sigurisë së qeverisë ruse”.